Skip to content
www.bizleme.com

Software faturimi online

Software-i më i thjeshtë online për administrimin e biznesit tënd

Fillo menjëherë, dallohu nga konkurrentët, arri objektivat e tua

Provoje falas për 90 ditë dhe më pas paguaj një çmim të vogël për të revolucionarizuar administrimin e biznesit tënd

Dil nga një rutinë e përbërë nga aktivitete të bezdisshme dhe të përsëritura që nuk sjellin vërtetë vlera

 Përdor BizleMe për aktivitetet e faturimit, për të menaxhuar ciklin aktiv, ciklin pasiv, pagesat dhe magazinën. Me pak klikime mund të thuash ‘'U krye!'’ dhe nëse kontabilisti juaj do të jetë pjesë e revolucionit të programit të faturimit online, ju mund të bashkëpunoni me të me një thjeshtësi që do t’ju lërë pa fjalë!

Immagini software gestionale online BizleMe da pc, tablet, smartphone. Applicazione che si adatta al dispositivo
Fattura

Fatura në 3 klikime

Shto një klient të ri, një produkt dhe dërgo faturën. Të gjitha në të njëjtin vend

liquidita

Kontrollo likuiditetin

Në çdo moment mund të shikosh faturimet, kostot dhe likuiditetin, të gjitha në një faqe

Incassa

Pagesa me dy klikime

Regjistro pagesat në fatura të ndryshme dhe kontrollo bilancin me dy klikime të thjeshta

preventivo

Preventiv i shpejtë

Në pak sekonda mund t'i dërgosh preventivin klientit, ose mund ta bësh bashkë me të, duke përdorur tablet ose telefon

con_te

Gjithmonë me ty

Asnjë instalim lokal, BizleMe është gjithmonë me ty! Nga kompjuteri, tableta ose telefoni

ricorda

Kujto dhe njofto

BizleMe ju informon gjithmonë mbi detyrimin e mbetur për tu arkëtuar duke ju dërguar klientëve një email automatik!

Zgjidh paketën perfekte për ty

Je vetëm një hap larg ndryshimit, bëj zgjidhjen e duhur! Mund të provosh dhe të vendosësh nëse BizleMe është për ty, pa shpenzime për 15 ditë 

BizleMe është në dispozicion të kompanive që operojnë në Shqipëri dhe, së shpejti, në Kroaci, Mal të Zi, Kosovë, Serbi dhe Angli.

€179

/VIT

(Pa TVSH)

1 Kompani

€ 499

/VIT

(Pa TVSH)

3 Kompani

€ 699

/VIT

(Pa TVSH)

5 Kompani

Pyetjet më të shpeshta

Kur aktivizon abonimin tënd, paguan tarifën për 12 muaj, gjatë kësaj periudhe mund të përdorësh të gjitha funksionet. Ndihma është e përfshirë në çmim. Ai gjithashtu përfshin të gjitha azhornimet që do të lëshojmë dhe veçoritë e reja bazuar në pajtimin që ke zgjedhur. Nuk ke nevojë të instalosh asgjë; mund ta përdorësh kudo dhe kurdo që dëshiron.

Ekzistojnë 3 pajtime të ndryshme me tarifë vjetore. Ndryshimi i vetëm është numri i kompanive që mund të aktivizosh (1, 3, 5 kompani). Në faqen e çmimeve do të gjesh shumat vjetore.

BizleMe është i thjeshtë dhe i konfigurueshëm, i përshtatet biznesit tënd dhe mund ta provosh për 60 ditë, do të udhëzohesh në konfigurimin fillestar dhe në pak minuta mund të jesh operativ!

Ne nuk kemi kufij! Mund të aktivizosh të gjithë njerëzit që të nevojiten dhe mjafton një browser për ta përdorur, ndryshe nga produktet e tjera ajo që na intereson është që kompania jote dhe njerëzit e tu mund të bashkëpunojnë me lehtësi dhe efektivitet.

Mund të na kontaktosh me anë të email-it dhe do të kesh mbështetje në gjuhën tënde, azhornimet dhe kopjet rezervë të të dhënave janë falas dhe të përfshira në abonim.

Të dhënat e tua janë në serverat tanë dhe ne bëjmë një kopje të tyre çdo ditë. Mund t'i kërkosh në çdo kohë në formatet më të njohura .xls, .mdb, .txt.

Pas regjistrimit, do të udhëzohesh përmes një procedure në hapat e ndryshëm dhe në fund mund të fillosh të punosh menjëherë!

BizleMe është një sistem administrimi online, prandaj është e domosdoshme një lidhje interneti, por mos harro që mund ta përdorësh kudo, madje me një smartphone ose tabletë të thjeshtë, gjithashtu mjafton të pajisesh me një usb 3G / UMTS (që rimbushet ose duke bërë abonim), në mënyrë që nëse mungon lidhja standarte e internetit, mund të përdorësh gjithësesi programin.

www.bizleme.com

BizleMe është software-i i faturimit online, i krijuar për profesionistët dhe bizneset.

BizleMe © 2019. Të gjitha të drejtat e rezervuara. BizleMe  s.r.l. – P.iva 01833910704 – Via Altobello 3/A – 86100 Campobasso (CB) – Italy PEC: info@bizleme.com

sqSQ