E filluam projektin BizleMe për t'u qëndruar pranë kompanive dhe profesionistëve. Mendojmë se sipërmarrësit përbëjnë një vlerë themelore, për këtë arsye, duhet t'u vihen në ndihmë mjete që lehtësojnë biznesin e tyre.
Që prej vitit 2018, projekti BizleMe ka si qëllim krijimin e një platforme, e cila ndihmon sipërmarrësit të punojnë më thjeshtë dhe të kontrollojnë ecurinë e biznesit të tyre, gjithashtu lejon kontabilistët të bashkëpunojnë me ta në mënyrë automatike dhe dixhitale. BizleMe është programi i faturimit online i bazuar në cloud, i cili e bën më të lehtë faturimin, arkëtimin, administrimin e magazinës. Qëllimi është ky: kontrolli i biznesit pa qenë medoemos një ekonomist ose një kontabilist. Ky program e shikon biznesin pikërisht nga këndvështrimi i atij që e bën!
BizleMe lindi në Itali nga një grup personash me përvojë në fushën e programimit, ekonomistë, menaxherë marketing-u dhe ekspertë kontabiliteti. Projekti ka një qëllim ambicioz: të mbështesë profesionistët dhe kompanitë në biznesin e tyre me një mjet të thjeshtë të krujuar për ata që duan të rrisin biznesin e tyre çdo ditë.
Kjo është arsyeja pse në qëndër të asaj çfarë ne bëjmë, qëndron klienti dhe e vetmja gjë që ka rëndësi është zgjidhja e problemeve të tij nëpërmjet këtij projekti.
Çdo funksion është rezultat i një analize të detajuar dhe një rafinimi të kujdesshëm për të sjellë në këtë program vetëm atë që është e nevojshme, me thjeshtësinë maksimale për klientin.